Punëtoria “Made in Kosova” synon të arrijë objektivat kryesore si krijimin dhe ngritjen e vetëbesimit si dhe marrjen e përgjegjësive te të rinjtë, të mësuarit mbi njohuritë bazike teknike, nxitjen e kreativitetit, mendimin inovativ dhe zgjidhjen e problemeve, informimin dhe përgatitjen për orientimin në karrierë në të ardhmen.

Drejtoresha nacionale e Fshatit Sos, Nezahat Salihu, tha punëtoria “Made in Kosova” iu mundëson të rinjve të zhvillojnë pjesë praktike dhe të punojnë shumë gjëra.


Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, u shpreh i lumtur që fëmijët e Fshatit Sos do të kenë një punëtori ku do të mund të punojnë dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre.

Ndërsa, Fejzullah Mustafa nga Klubi i Prodhuesve tha se kjo punëtori i mëson fëmijët që të aftësohen në drejtime të ndryshme dhe të përfitojnë shprehi pune, e cila iu nevojitët për të ardhmen.

Ndryshe, Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me fondacionin ERTEV është angazhuar që përmes punëtorisë “Made in Kosova”, të ndihmojë fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të cilët përkrahen nga programet e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat