Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”, tha se nuk duhet të gjithë fokusohen në nivelin akademik dhe se për të sjellë investitorë në Kosovë duhet të krijohen mundësi të reja punësimi.

Nga organizata GIZ, që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte, teksa shtoi se ky projekt do t’iu ofrojë mundësi atyre për të kuptuar avantazhet e tyre për punë.

Studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti.

Përveç këtij projekti, GIZI-i gjerman po e përkrahë Kosovën edhe në disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat