Kosova mbështet Shqipërinë

Kosova mbështet Shqipërinë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë.

“Njësitet policore të PK-së, në përbërje prej njëqind e dhjetë (110) operatorëve të njësiteve të specializuara, të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike, të cilat tanimë kanë kaluar kufirin e Kosovës, do të jenë në shërbim të autoriteteve të Shqipërisë dhe sipas nevojës emergjente do të operojnë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj që të vejë në funksion të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, në përkrahje dhe mbështetje të autoriteteve të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, të prekur nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

Po ashtu Policia e Kosovës ka shprehur gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet edhe në Kosovë, ku janë regjistruar disa tërmete të shkallës më të ulët, thuhet në njoftimin e tyre./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All