17 aksidente të tjera me të lënduar

17 aksidente të tjera me të lënduar

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të hënën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 17 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat