Muhamedin Kullashi

Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për koalicionin, e kjo po bëhet për shkak të postit të presidentit. Ish ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë një propozim për postin e presidentit.

Ai mendon se Prof. Dr. Muhamedin Kullashi do të ishte ai i cili i plotëson kriteret e kërkuara. Peci ka shkruar për veprimtarinë e Kullashit, teksa thotë se ai mund ta rindërtojë imazhin e rrënuar të vendin tonë. Postimi i plotë: Derisa VV dhe LDK nuk po munden te dakordohen per postin e Presidentit, po ju propozoj, ne baze te mendimit tim, personin ideal per kete pozite qe do te ishte simbol i unitetit te brendshem dhe do e nderonte vendin tone ne prezentimin nderkombetare. Ky personalitet, i cili i ploteson keto kritere ne te gjitha aspektet eshte akademiku, veprimtari politik dhe diplomati i shquar Prof.Dr. Muhamedin Kullashi. Prof. Dr. Muhamedin Kullashi ishte profesor i filozofise ne Universitetin e VIII te Parisit, bashkethemelues i Komitetit te Kosoves ne Paris se bashku me intelektuale te shquar te ketij vendi, dhe Ambasador i Kosoves ne France. Ai ka botuar me dhjetera libra dhe punime shkencore ne gjuhen frenge, angleze, spanjolle, kroate dhe shqipe. Por, mbi te gjitha ate e shquan integriteti i larte personal, dhe eshte nder humanistet e rralle qe ka vendi yne.

Flash Lajme

Më të lexuarat