Haradinaj me këtë rast tha se si Qeveri kanë punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve siç është ndarja e 600 mijë eurove për pagesës shtesë dhe rregullimin e shumës së rrezikshmërisë.

Sipas tij zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe kjo duhet të përmirësohet për t’i rikthyer në një forcë nacionale.

Postimi i Haradinajt:

Prita sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari z. Muharrem Beka, për të pranuar nga ta shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Si Qeveri kemi punuar shumë në rregullimin e statusit të zjarrfikësve, të lënë peng prej vitesh dhe kemi marrë vendime, në përmbushjen e kërkesave që kanë pasur, siç është ndarja e mjeteve prej 600 mijë eurosh për pagesën e orëve shtesë, puna në projekt-ligjin e ri të Financave të Pushtetit Lokal dhe rregullimi i shumës së rrezikshmërisë.

Puna më e madhe për zjarrfikësit është bërë në Ligjin e ri për pagat, ku ata janë pozicionuar denjësisht me paga meritore, derisa tani do të punojmë për adresimin e të gjitha kërkesave të tjera.

Zjarrfikësit meritojnë respekt për punën e tyre në fushën e sigurisë dhe këtë respekt duhet ta adresojmë edhe në përmirësimin e gjithë infrastrukturës ligjore, për ta rikthyer ashtu siç e meritojnë, në një forcë nacionale!

RH

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat