Gazetari i njohur Enver Robelli ka shprehur kritika ndaj ofertës së LDK-së për ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen, ku kërkohet Ministria e Brendshme dhe posti i presidentit.
“Dmth. keta e duan presidentin dhe ministrine e Brendshme.

Pra, kontroll absolut te krejt aparatit te sigurise nga nje parti, nga LDK. Ky nuk eshte balancim i pergjegjesive, eshte shantazh ndaj partnerit te koalicionit dhe tallje me qytetaret. Keta duan kontroll te tille te aparatit te sigurise per te bllokuar luftimin e korrupsionit dhe, sipas rastit, per te mbrojtur ndonje ortak te tyre ne PDK apo parti te tjera qe kane zyrtare multimilionere, kuptohet nga vjedhja e Kosoves. Dhe deputetet e LDK–se heshtin. Se paku te ndiheshin pak pergjegjes para votuesve te tyre.”, ka nënvizuar Robelli në rrjetet sociale.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All