Ai tha se subjekti i tij ka një prej elektorateve më të qëndrueshëm në vend dhe pret që në zgjedhjet e 12 prillit të ketë rritje të numrit të përkrahësve.

BDI tashmë është përcaktuar që të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë pranverë në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas Ahmetit, partitë e vogla duhet të bëhen bashkë, meqë siç thotë ai, më shumë se dy parti shqiptare në vend i bëjnë dëm atyre, duke u bërë kështu shpërndarja e votës.

Ali Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut ende janë të organizuar mbi baza etnike dhe ende ka nevojë që shqiptarët të përfaqësohen nga parti politike shqiptare me përgjegjësi

Sipas tij, nuk është me rëndësi cila parti shqiptare fiton, por që prioritet duhet të vendoset fitorja e shqiptarëve, meqë siç thotë ai, duke pasur mandatet e nevojshme sipas numrit që përfaqësojnë shqiptarët, janë pastaj shumë më të rëndësishëm edhe për komunitetin vendor edhe atë ndërkombëtar.



Ahmeti thotë se mandati i ardhshëm për atë që do të vijë në qeveri nuk do të jetë aspak i lehtë.

Sipas tij, duhet të rritet cilësia në arsim, shëndetësi e gjykata.

Por, Ahmeti deklaron se në Maqedoninë e Veriut mund të ketë ndonjë padrejtësi në ndonjë proces gjyqësor, por jo edhe diskriminim për shqiptarët.

Ai thotë se duhet një punë sistematike në mënyrë që të zhduken paragjykimet që janë për shqiptarët kinse duan të dominojnë dhe zotërojnë tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kur pyetet për raportet me partnerin qeverisës, LSDM-në e Zoran Zaev, Ahmeti thotë se vazhdojnë të kenë bashkëpunim ani pse ka dallime në mes tyre.

Ai thotë se partneriteti i tyre do të vazhdojë deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Ndërsa i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me partitë shqiptare, Ahmeti thotë se tentativa të tilla kanë rezultuar pa sukses.

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut u bë në pajtueshmëri mes të gjitha partive politike dhe presidentit të vendit. Kjo erdhi pasi vendi dështoi të marrë datën për hapje të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ahmeti shprehet optimist që gjërat të ndryshojnë pozitivisht dhe të hapen negociatat me BE-në, ndërkohë dështimin nuk e sheh faj të qeverisë.

Ai shton se nuk duhet humbur besimi dhe rrugë e vetme për ta është Bashkimi Evropian dhe anëtarësimi në NATO.

Më 3 janar pritet të hyjë në fuqi marrëveshja e Shkupit, me të cilën qartësohet se tre muaj para se të mbahen zgjedhjet ngrihet qeveria teknike e cila do të merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë menjëherë në shkurt pritet të bëhet shpërndarja e parlamentit./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat