Bombat britanike dhe amerikane me peshë 250 kg secila u çaktivizuan, dhe zyrtarët shtuan se fillimisht ata menduan se ishin katër bomba, raporton AP.

Dy spitale aty pranë u evakuuan, dhe banorët e rrugëve përreth - 14,000 prej tyre - u vendosën në shkolla dhe u kërkuan të mos i afroheshin zonës ku u zbuluan bombat.

Stacioni i trenit ishte gjithashtu i mbyllur, ndërsa linjat e trenit ishin devijuar.

Para se ekspertët të çaktivizonin bombat, helikopterët mbikëqyrnin zonën.

Bombat e pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore shpesh gjenden në Gjermani, dhe çaktivizimi i tyre shpesh kërkon evakuimin e një numri të madh njerëzish, transmeton KosovaPress.


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All