Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës. Me 66 vota për e 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur.

Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate, raporton Koha.net.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit. Lëvizja VETËVENDOSJE! si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielen më 02.02.2020, arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6.10. 2019.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All