Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka ndarë tavolinën me Sekretarin e Përgjithshëm të Shtetit Amerikan Mike Pompeo, gjatë ceremonisë të “Lutjeve të Mëngjesit” që zhvillohet në Uashington.


Haradinaj, që përfundoi mandatin si kryeministër me vizitë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, përmes disa fotografive ka informuar se me Pompeon diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Postimi i Ramush Haradinajt: I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(Beqir Sina/INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat