Para festës së 8 Marsit

Para festës së 8 Marsit

Para festës së 8 marsit, apo ditës së gruas, KFOR-i me anë të një komunikate për media ka treguar rolin e grave brenda forcës së tyre.

Sipas tyre, 270 ushtare gra shërbejnë në forcën e NATO-s në Kosovë.

“Ato kanë të njëjtat detyra dhe role ashtu si kolegët e tyre meshkuj, pushkëtare, pilote helikopteri, staf i mjeteve të blinduara, mjeke, zyrtare për media e ekipe të monitorimit dhe koordinimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ata kanë bërë të ditur se në forcën e tyre shërbejnë gjithsej 3.500 ushtarë nga 28 vende të ndryshme të botës./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All