Njeriu kryesor i Lidhjes Demokratike të Kosovës që po komunikon me Shtëpinë e Bardhë, Skender Hyseni, ka thënë se LDK do t’i japë përgjigje adekuate deklaratave të papërgjegjshme dhe lojërave politike të Albin Kurtit.

Reagimi i Hysenit ka ardhur pasi sot Shefi i Vetëvendosjes drejtoi gishtin kah LDK si fajtore pse s’është hequr pjesërisht taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake. Mirëpo, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Skender Hyseni, ka thënë se taksa nuk do të hiqet pjesërisht por duhet të largohet krejtësisht dhe pa reciprocitet në përputhje të plotë me qëndrimin e SHBA’së.

“LDK do të marrë qëndrim adekuat karshi situatës së re të krijuar dhe ne asnjë mënyre nuk do të lejojë që partneriteti me SHBA dhe botën demokratike të cenohet e lëre më të prishet. Prandaj, është anakronike dhe tërësisht e papranueshme loja me mesazhe e me deklarata skajshëm të papërgjegjshme të Kryeministrit Kurti”, ka thënë Hyseni. Ai ka thënë se në ditët, javët dhe muajt në vazhdim Kosova do të ketë nevojë për bashkëpunim me gjithë miqtë ndërkombëtar për shkak të koronavirusit. Prandaj, ka thënë se konfrontimet me miq do t’i sjellin dëme të mëdha Kosovës ku kryepërgjegjës do të jetë lideri i Vetëvendosjes. “Fajtor për këtë gjendje dhe për gjendjen që mund të krijohet është ekskluzivisht Kryeministri Kurti dhe askush tjetër”, ka thënë më tej Hyseni.
Edhe Isa Mustafa ka thënë se mosheqja e taksës ka ndodhur për shkak të qëndrimeve dogrmatike dhe konspiracioniste të Albin Kurtit.

Flash Lajme

Më të lexuarat