Policia jep detaje

Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Rahovec.

“Sektori i Hetimeve nga stacioni policor në Rahovec pas një pune intensive  operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale vjedhje dhe vjedhje të rënda të ndodhura në kontinuitet që nga muaji janar i këtij viti.

Personi i dyshuar B.Sh, i lindur në vitin 1998, mashkull shqiptar, shtetas i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me ç’rast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë e poashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat