Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës (ISHPK) tha se nga kontrollet e kryera gjat ditës së kaluar dy persona rezultuan pozitiv me Covid-19, pas së cilës numri zyrtar i të infektuarëve me koronavirus në vend arriti në 88, raporton MIA nga Prishtina.

Dy personat për të cilët u konfirmua prania e virusit, sipas ISHPK, janë të infektuar me njerëz të cilët më parë ishin diagnostikuar me koronavirus. Njëra nga rastet e reja është banor i Prishtinës, dhe tjetri është nga Gjakova.

Dje, 108 mostra të personave të dyshuar për koronavirus u testuan në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, duke e çuar në 991 totalin e të testuarve nga 8 shkurti deri natën e kaluar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All