Mësimi online zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9

Mësimi online zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë.

Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t.

MAShTI njofton se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9.

MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.

Flash Lajme

Më të lexuarat