Po punohet identitetit të vërtetë të të dyshuarit

Po punohet identitetit të vërtetë të të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmë (e premte) është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka u ka bërë thirrje simpatizantëve të VV-së që këtë ta lënë në duar të dretësisë./21Media

Të dashur aktivistë e simpatizantë,e di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një…

Gepostet von Arlind Manxhuka am Freitag, 10. April 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat