Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë të mërkurës 36 raste kanë rezultuar pozitive në testin për COVID-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mosra prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 423, përcjell Telegrafi.


Ndërsa sot, më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.

Flash Lajme

Më të lexuarat