Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se deputetit Pacolli iu është komunikuar zyrtarisht që duhet të respektojë masat si të gjithë qytetarët.

“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai të zbatojë masat në fuqi i intepretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të.

Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për “akt terroristik nga shteti”.

Këto fjalë të rënda, po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës, dhe po përdoren kundër shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se është e papërgjegjshme dhe e pamatur që të përmenden aktet terroriste.

Flash Lajme

Më të lexuarat