Pas debatit në studion e RTK 1, dy nga pjesëmarrësit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi, portali “Pa rrotla” i Milaim Zekës ka shkruar se ata dy janë ndeshur fizikisht me njëri-tjetrin, pas kafacytjeve në debatin në RTK.

Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ritvan Berisha, shkruan Parrotlla.net.

Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së, Nol Nushin, se ka qenë viktimë e dhunës seksuale në ambientet e VV-së, kur ishte ende pjesë e kësaj partie. Pas kësaj akuze direkte dhe ofendimeve të vazhdueshme që Gashi bëri në drejtim të Nushit, ky i fundit e ka gjuajtur me ujë përfaqësuesin e VV-së.

Ka qenë gazetari Ritvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.
gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti, ka shkruar Pa Rrotlla.

Por për këtë kanë folur dy personat e përfshirë. Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi dhe avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, kanë hedhur poshtë raportimet e ish-deputetit, Milaim Zeka se ka pasur rrahje pas përfundimit të debatit në televizionin publik.

Nushi ka thënë se nuk ka pasur konfrontim fizik me Tomë Gashin, por ka pranuar se e ka gjuajtur me ujë dhe se ai është ofenduar nga avokati Gashi.

“Mos shqetësoheni. E kam gjuajtur me ujë pasi jam ofenduar tepër rëndë dhe dëshmitarët e kanë parë se sa jam ofenduar. Unë nuk e kuptoj pse Milaim Zeka ka publikuar lajmin për rrahje me Tomë Gashi”, ka thënë Nushi.

Ai nuk ka treguar fjalët për shkak të të cilave është ofenduar, duke thënë se “ka kulturë familjare dhe se nuk ka mundësinë të lëshohet në atë nivel”.

Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se pas debatit nuk ka pasur rrahje, por atë që e ka merituar Nushi i PSD’së ia ka kthyer.“Nol Nushi ka mund të gjuajë me ujë. Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. Gjithçka është incizuar në TV. Atë që e ka merituar, ia kam kthyer”, është shprehur Gashi për RTV Dukagjini.Kujtojmë se ish-deputeti Miliam Zeka, ka deklaruar se ka pasur përleshje fizike mes Nushit e Gashit, por ishte ai dhe gazetari Ridvan Berisha që nuk lejuan të eskalon gjendja.(INA)

Përplasja në studio mes Tomë Gashit dhe Nol Nushit ?Tomë Gashi, Nol Nushit: A je si nana jote a si motra jote.

Gepostet von GazetaBlic am Dienstag, 5. Mai 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat