Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbrëmë ka qëndruar së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqin, në Marmull të Gjakovës, për të parë nga afër punimet për sanimin e defektit në gypin e ujit të pijshëm.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka falënderuar ekipet e KRU “GJAKOVA”, të cilët punuan për sanimin e plotë të defektit.

Latifi tha se nga ora 03:00 të mëngjesit të sotëm është rikthyer uji i pijshëm.

Kujtojmë se dje në Rahovec tërë ditën nuk ka pasur furnizim me ujë të pijshëm./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat