Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet gjobat dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.

14 prej tyre janë aksidente me të lënduar, ndërsa 18 të tjera vetëm me dëme materiale, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 972 tiketa trafiku.

Vetëm më 6 qershor policia ka njoftuar se ka arrestuar 15 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All