Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka ftuar partitë në vend të cilat nuk janë të kënaqura me marrëveshjen e nënshkruar në Washington, që ta mbështesin mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kundërshtimet nga partitë tjera janë të mirëseardhura, por shton se ato mund të merren seriozisht vetëm nëse përcillen me veprime konkrete.

“Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo qytetarëve, nuk do të qëndronte as edhe një ditë në pushtet! Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime”, ka thënë ajo.

Ajo ka ftuar partitë ta mbështesin këtë mocion.

“I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme”, ka shkruar ajo.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All