Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër zyrtare homologut të saj izraelit, Yariv Levin, ku i kërkoi një video-bisedë për të filluar kontaktin e parë dy parlamentet.

11 ditë më parë, Izraeli dhe Republika e Kosovës vendosen marrëdhënie diplomatike dhe është nder për mua që të vendosi kontakt në mes dy parlamenteve tonë për herë të parë”, ka shkruar Osmani në letër.

Tutje ajo ka shkruar se “mezi pres që të takohemi. Të lutem më tregoni se kur mund të planifikojmë një video-bisedë për të diskutuar për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë. Jam e interesuar veçanërisht për për krijimin e grupeve të përbashkëta parlamentare për të institucionalizuar bashkëpunimin në mes dy parlamenteve”.

Në letër gjithashtu, Osmani ka shkruar edhe për ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, e më pas edhe izraelitët për mikpritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All