Ish-zv.kryeministri, Haki Abazi, ka hedhur një mal akuzash ndaj disa personave në Kosovë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, përcjellë GazetaBlic.

Në një shkrim në Facebook, Abazi ka thënë se largimi i Thaçit nga politika, do të duhej ta çlironte LDK-në nga klika e SHIK-ut, dhe sipas tij, urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës.Ai ka shtuar më tej, duke thënë se MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

Shkrimi i plotë nga Haki Abazi:Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet. Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupcionit.

Flash Lajme

Më të lexuarat