I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë lajmin e Gazetës Express ku thuhet për Liqenin e Ujmanit se ky është Liqeni Trump dhe ndodhet në Kosovë.

Grenell ka shkruar se të dyja palët janë pajtuar që ky të jetë emri i ri i liqenit – Liqeni Trump.

Kjo për shkak se sipas tij, Kosova dhe Serbia, patën probleme se si ta quajnë këtë liqen. Ndaj u propozua nga Grenell dhe u vendos më pas që të quhet Liqeni Trump.

“Sesi të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze diskutimi në dialog, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të bëhet një studim i fizibilitetit që të krijohen vende të reja pune në regjion. Ndaj të dyja palët vendosën që ta quajnë: Liqeni Trump”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Richard Grenell, që liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”. Hoti theksoi në mesazhin e tij në Facebook se kontributi i presidentit Donald Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është i padiskutueshëm.

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, ka shkruar ai.

Facebook
Twitter
Google+
Pinterest
WhatsApp
Artikulli i meparshemKrasniqi: Sapo VV’ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë, i ka votat e PDK’së
Artikulli i ardhshemAnalisti amerikan jep alarmin, tregon planet millosheviqiane të Vuçiqit
Ina Online

Artikuj te ngjashemMe teper nga autori

Aktuale

Maqedonia “Po” hekurudhës me Shqipërinë, por duhen 426 milion euro për fazën e parë

Kosovë

Krasniqi: Sapo VV’ja ta sjellë në seancë mocionin kundër Qeverisë, i ka votat e PDK’së

Aktuale

Evropa në alarm nga koronavirusi

Aktuale

Mourinho vlerëson Shkëndijën

Kosovë

Hoti deklaron se si do të shfrytëzohet Ujmani

Aktuale

Shkëndija nuk i’a doli, “Spursat” me fitore