Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për dy ditë.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e QKUK-së.

“Zyra për Informim në QKUK njofton se gjendja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është stabile.

Konsiliumi i mjekëve në Klinikën Infektive ka vendosur ta lirojë Kurtin për në shtëpi”, thanë në QKUK.

Detaje tjera nuk janë dhënë për gjendjen e Kurtit, i cili qëndroi për dy ditë në Spitalin e Prishtinës.

Flash Lajme

Më të lexuarat