Prishtinë, 28 shkurt – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli sot para mediave, për takimin me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Haradinaj tha se ua ka bërë me dije se sa është e rëndësishne të vazhdohet dialogu pasi siç tha ai është interes i ndërsjelltë i dy vendeve.

“Dialogu duhet të vazhdojë, që duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues”, ka thënë ai.

Ai tha po ashtu se nuk mund të ketë Republikë Serbe në Kosovë, por një Asociacion të komunave serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit.

I pyetur nëse kërkesa e vazhdueshme e SHBA-së për pezullim të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës ia ka mbushur mendjen që të ndërmarrë një veprim të tillë, Haradinaj tha:

“Kërkesa e SHBA-së për pezullim të taksës natyrisht se na e mbush mendjen. Janë dy aspekte. Njëra është që taksa të shihet si pengesë për t’u kthyer në dialog. Tjera është si ndihmesë për t’u arritur më shpejtë marrëveshja. Për aq kohë sa tarifa është në fuqi, koha i kushton më shumë Serbisë sesa Kosovës”, tha Haradinaj./Ina/

Flash Lajme

Më të lexuarat