Haradinaj: Taksa mund të pezullohet nëse diskutohet për marrëveshje finale, pa ndryshim kufijsh

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Duke folur rreth takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, Haradinaj ka thënë se ishte takim i rregullt.

“Kryetari Veseli dhe Kosnett kanë takime të rregullta javore, sot kam qenë edhe unë te kryetari me disa pika. Kam qenë për një temë rreth seancës së jashtëzakonshme se kur mundemi me votu platformën e dialogut dhe që kjo seancë të shfrytëzohet edhe për tema tjera”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se temat e interesit nacional po e shkatërrojnë vendin pasi në këto tema lidershipi i vendit nuk po janë të bashkuar.

“Kam deklaruar edhe ma herët se temat e interesit nacional po e shkatërrojnë vendin , në çdo temë kur kemi ne përçarje ia vështirëson edhe aleatëve tonë, i kemi dy tema i Ushtrisë dhe Trepçës, tash është edhe shembulli i tarifës që po na shkakton probleme”, ka theksuar kryeministri.

Sa i takon çështjes së taksës, ai ka thënë se qëndrimet i kanë të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

“Qëndrimet e mija ju i dini çdo ditë, nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, asnjë qeveri nuk i rrezikon marrëdhëniet me Amerikën por është e vështir dikush me rreziku e dikush me u mundu me ndreq, kam shpreh shqetësimin tonë për mungesën e unitetit kur janë temat e interesit nacional. Unë e kuptoj dëshirën për me ofru një dalje siç është sugjeruar nga plot udhëheqës por arsye pse e mbaj një kusht të tillë është serioze dhe e arsyeshme. Duhet të bëjmë kujdes në veprime, unë e mbroj këtë vendim që e kemi bërë së bashku”, ka theksuar kryeministri.

Tutje ai ka thënë se duhet ruajtur e drejta sovrane e një vendimi të marrë nga qeveria e vendit pasi kanë qenë arsyet e ekonomike si dhe çështja e lobimit kundër Kosovës nga ana e Serbisë.

“Përkundër pikëpamjeve që mund t’i kemi mendoj se duhet të mbesim unik në këtë vendim. Dialogu është i nevojshëm, jam shumë i gëzuar që janë të kyçur në temë, mund të vazhdojë dhe të arrijnë deri te një kontratë finale e cila nuk përmban ndryshime të territoreve atëherë ekziston mundësia të pezullohet taksa për ditët që bëhet ajo kontratë”.

Sipas kryeministrit, ndërprerja e dialogut nuk është në dobi të Serbisë, pas vet janë shkaktar i ndaljes së këtij procesi.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat