Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar sot të dyshuarin B.M. për 48 orë pasi dyshohet për tentimvrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, prokuroria ka njoftuar se ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sipas kërkesës, i dyshuari B.M., më 4 mars 2019, ta tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin S.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë 4 herë në drejtim të të dëmtuarit, me ç’rast i njëjti është gjetur në rrugë nga një qytetare dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, i dyshuari pa leje, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila iu është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat