"Për mua dhe bashkëluftëtarët e mi ka qenë dita më e rëndë e jetës, por tani unë dhe shokët e mi përpos dhimbjes, krenarisë dhe respektin për familjen e komandantit legjendar është në nivelin më të lartë.

Është e rëndë për familjen, e rëndë për Drenicën, ka qenë e rëndë edhe për Kosovën, por megjithatë lufta dhe gjaku i komandantit legjendar Adem Jashari është ajo të cilën ne sot e gëzojmë", tha Lushtaku.


Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat