Policia në kërkim të një personi të armatosur në Gjilan

Policia është vënë në kërkim të një personi të armatosur i cili dyshohet se është parë për herë të fundit në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në qytetin e Gjilanit.

Zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, i kontaktuar nga Plus Tv ka thënë se nuk kanë informata për identitetin e personit të armatosur i cili është parë në rrugët e qytetit. Ndërkaq ka deklaruar se ata ende nuk kanë arritur të prangosin të dyshuarin dhe se sipas tij, patrulla policore është në kërkim të tij.

“Është e vërtetë se jemi në ndjekje të një personi në ‘Kodrën e Dëshmorëve’ dhe jemi në pritje të informatave të reja. Nuk kam informata për identitetin e të dyshuarit. Nuk besoj që policia nuk u ka thënë qytetarëve në rrugë që të kenë kujdes sepse në momentin që ata na shohin se jemi shumë, besoj që edhe ata e kuptojnë se nuk është një situatë normale”, ka thënë Hashani.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All