Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të djeshëm me këshilltarët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, sot ka pasur të takohet me zyrtarin e lartë britanik, Richard Moore.

Por, takimi i paraparë të mbahet sot në ora 13:20 është anuluar, e kjo për shkak të kushteve atmosferike të cilat i kanë pamundësuar udhëtimin për në Prishtinë, Richard Moore.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20.

Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat