Ky aplikacion, i mundësuar nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, mund të shkarkohet në Android, IOS dhe është në fazën testuese, ndërsa më vonë pritet të bëhen gjithsej 12 stacione të tilla.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se bashkërisht me UNDP-ja janë duke e realizuar një fushatë sensibilizuese mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit, pjesë e së cilës është aplikacioni që po lansohet sot me qëllim që në kohë reale qytetarët e Kosovës të njoftohen me cilësinë e ajrit.


Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, tha se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët të ndërmarrin masat e nevojshme për përmirësimin e kualitetit të ajrit.

Brusa tha se me qëllim që të ketë sa më pak dyoksid të karbonit janë si Komision Evropian janë duke investuar në ndërrimin e filtrave të Kosovës B, si dhe zgjerimin e Termokos-it në Prishtinë.


Shkumbim Shala nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës prezantoi përmbajtjen e aplikacionit për monitorim të cilësisë së ajrit.

Ndryshe, aplikacioni “Kosovo Air Quality” ofron edhe parametrat dhe këshilla se si mund të ruhet cilësia e ajrit./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat