Florije Mumini, nga komuna e Gjilanit për shumë vjet me radhë, ishte viktimë e dhunës në familje. Dhunën ajo e përjetonte nga bashkëshorti i saj.

Mumini thotë se gjatë kësaj kohe, asnjëherë nuk ka pasur ndjenjën se po jetonte.

Ajo thotë se një ditë u takua me Shpresa Agushin, drejtoreshën ekzekutive të RrOGRAEK, e cila e kishte bindur që të raportojë dhunën që po përjetonte, pavarësisht se ishte një grua rome.

Mirëpo, ajo thotë se përkundër vështirësive ekonomike që ka tani, ajo ndihet shumë e lumtur që ka arritur të parandalojë dhunën që me vjet ushtrohej ndaj saj.

Ndërsa Elza Bojku rrëfen historinë e saj, si është keqtrajtuar vetëm pse pse ëhstë me aftësi të kufizuara.

Ajo rrëfen se ka qenë gjithmonë e gatshme të kontribuojë, por që një mundësi e tillë nuk i ka takuar asnjëherë.

Këto histori ato kanë ndarë para shefes së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kjo e fundit ka motivuar të gjitha gratë, që dhuna të mos tolerohet asnjëherë.

Apostolva u premtoi se BE-ja do të vazhdojë t’i përkrah dhe që vajzat e reja rome të arsimohen.

Drejtoresha ekzekutive e këtij rrjeti, Shpresa Agushi ka treguar për gjendjen e komunitetit, në kohën kur ka filluar punën.

Ndryshe, dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti rom në të gjithë botën. /Sh.Pajaziti

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All