Sipas Krasniqit, braktisja e atdheut problem serioz

Sipas Krasniqit, braktisja e atdheut problem serioz

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Jakup Krasniqi ka shprehur shqetësim për largimin e të rinjve nga Kosova ai ka theksuar se braktisja e atdheut duhet të trajtohet me urgjencë nga institucionet e vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se qeveritarët, të cilë nuk po i vërejnë problemet që shfaqen pas largimit të njerëzve nga Kosova kanë probleme në të parë dhe në të menduar.

“Braktisja e atdheut, problem i yni serioz! Largimi i njerëzve nga atdheu për punë e siguri;Zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, sidomos në shkollat e fshatrave. Zvogëlimi enormë i natalitetit. Shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe
Humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to!Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë! Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar! Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në muajin mars, në listën e atyre që e braktisën Kosovën për një jetë më të mirë ishte edhe djali i njërit prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Feim Krasniqit, i cili përmes një letre iu kishte  drejtuar krerëve shtetërorë, të cilët i ka kritikuar për gjendjen e keqe në të cilën po kalon vendi.

Mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj më 04 prill ka sqaruar se statistikat e fundit reale të migrimit tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit. I pari i Qeverisë i ka quajtur të pasakta disa statistika lidhur me migrimin e popullsisë së Kosovës, kryesisht të rinjve.

“Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona. Ndërsa, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Kjo tregon qartë rënie të lartë të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjës së lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Flash Lajme

Më të lexuarat