Ndërron jetë gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s, Shinasi Berisha

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç ish gjyqtari i njohur i futbollit, Shinasi Berisha

Ish gjyqtari i njohur kosovar, Shinasi Berisha, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.

I ndjeri qe një kohë nuk gëzonte shëndet të plotë ndërsa sot ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Vetëm një ditë më herët i ndjeri e kishte datëlindjen.

Ai ishte gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s duke referuar në shumë ndeshje ndërkombëtare. Para pak vitesh ishte analist i referimit në RTV21.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All