Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka thënë palës evropiane dhe amerikane se Serbia do të emërojë Ekip negociues për dialogun ashtu siç ka bërë Kosova.

Ai ka thënë se ekipi i dialogut do të takohej me ekipin kosovar që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

“Presidenti Vuçiq u ka thënë palës amerikane dhe evropiane se kur do të fillojë dialogu do të dalë me një ekip. Pastaj Mogherini do të vendosë për temat e caktuara, vendimet për negociata të tilla nuk merren në Bruksel, por në Prishtinë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ndër të tjera ka thënë se për momentin dialogu është i vdekur. Sipas tij, dialogu do të kishte kuptim nëse palët do të takoheshin në Bruksel. Hoxhaj ka deklaruar se nuk është e rëndësishme të diskutohet beteja e brendshme politike derisa ka ftuar partitë opozitare t’i bashkohen dialogut.

“Dialogu për momentin është i vdekur, është inekzistent, përderisa nuk ka takime në Bruksel. Çfarëdo vendimi që sjell gjykata ne do ta respektojmë. Por nuk është temë kryesore beteja e brendshme se si të përballemi, por është dialogu. Unë e ftoj opozitën t’i bashkohet dialogut”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin kur SHBA dhe vendet e G7-ës po merren me prioritet me Kosovën dhe të mos merret me luftë të brendshme politike.

“Bota po ndryshon sepse nuk do të ketë vëmendje ndërkombëtare për Kosovën edhe në 2020. Çështja e Maqedonisë është mbyllur dhe ne jemi prioritet, ne duhet të shtrojmë pyetjen se ku do të jemi në Këshill të Sigurimit. Ne i referohemi kushtetues së Kosovës ku territori është i paprekshëm. Tema kryesore është që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai duke shtuar se çdo marrëveshje finale me Serbinë do të votohet në fund në Kuvendin e Kosovës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All