Kryetari Haliti nderohet nga institucionet e Masonit të SHBA-së

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili po qëndron në Mason të SHBA-së ka zhvilluar takime të rëndësishme në institucionet e këtij vendi, njofton komuna.

“Ai u nderua gjatë organizimit nga përfaqësuesit e institucionet e Masonit,ku me këtë rast iu dha çertifikata e ri konfirmimit të binjakëzimit.Aty kryetari Haliti ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku e ka çmuar lartë binjakëzimin në mes të Vitisë dhe Masonit duke i falënderuar ata për donacionet që më parë Masoni ka dhënë për Komunën e Vitisë”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, Kryetari Haliti ditë më parë ka zhvilluar një takim me senatorin e Michigenit, z. Tom Berret dhe me komunitetin shqiptar. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pritet të zhvilloj disa takime të tjera në komunat e ndryshme të SHBA-së.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat