Policia del me raport zyrtar për vrasjen në Sodovinë të Qerkezëve

Policia e Kosovës ka dalur me raport zyrtar për vrasjen, e cila ndodhi paraditen e sotme në fshatin Sodovinë e Qerkezëve të Komunës së Vitisë.

Policia ka njoftuar se personi që ka humbur jetën është M.I. , i lindur më 1960.

“Me 02 maj 2019 rreth ores 9:30, Policia e Kosovës është njoftuar për nje rast “Rrahje”. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mesohet se pas një mosmarrveshje rreth një kontesti pronësor ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve nga fshati Sedovinë e Qerkezëve, të Komunës së Vitisë. Në rrahje dyshohet se janë perdorur mjete të forta, ku si pasojë disa persona kanë kerkuar ndihmë mjeksore”, thuhet në raportin e Policisë.
“Njeri nga të lënduarit M. I. (1960) i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore ështê dërguar pêr tretman mjekësor në QKUK (më vonë jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga mjete të forta)”, thuhet më tutje në raport.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, fillimisht rasti është klasifikuar si “lëndim i rendë trupor”, ndërsa tani rasti është cilësuar “Vrasje”.
Në lidhje me rastin katër të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Hetimet rreth ketij rasti tē rëndë janë duke i kryer Policia e Kosovës, hetimet regjionale”, përfundon raporti policor.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat