Mediat në Serbi e kanë cilësuar këtë prezantim të Kosovës në Bienale si “provokacija” duke thënë se Kosova po përpiqet t’i prezantojë krimet dhe viktimat e saj edhe nëpër ekspozita artistike.

Kosova e ka vendosë që në pavijonin e saj në Bienale të bëjë propagandë politike përmes videove që flasim për viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 ku flitet për krimet ndaj popullit shqiptarë”, shkruan ndër të tjera gazeta “Kurir”.

Ndërsa gazeta tjetër “Vecernje Novosti” ka shkruar se “përmes tre video projektorëve të mëdhenj, Kosova po bënë prezantimin e krimeve të pretenduara ndaj fëmijëve, ndërsa ky prezantim po bëhet nga intervistat e gazetarëve të huaj që i kanë bërë raportimet gjatë luftës.

Ndryshe, të enjten në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e ka përgëzuar artistin Alban Muja i cili ka vendosur që të prezantohet aty me një rrëfim të veçantë për krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur ndërsa kriminelët serbë shwtisin të lirë.

Ai ka thënë se krahas hapave për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për gjykimin e kriminelëve serbë, Kosova do të paraqesë rrëfimet e saj të luftës në mbarë botën edhe nëpërmjet artit e kulturës, për çka e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës dhe artistët për kontributin e dhënë.




Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat