Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputet, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj.

Me këtë rast ministri Matoshi deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit.

“Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”, tha ministri Matoshi.


Ai po ashtu deklaroi që edhe sot si ministri dhe si qeveri jemi pjesë e kësaj kampanje, me financimin e shportave që sot po i vendosim këtu.

“Fokusi jonë është në krijimin e infrastrukturës për grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave”, tha Matoshi.

Ndryshe, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, MMPH sot ka organizuar aktivitete me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All