LVV: Kryetari Haliti të jap përgjegjësi për dështimin e fabrikës së tekstilit në Viti

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë zhvilluar një aksion simbolik pranë objektit të komunës, ku ia kanë kujtuar kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, një vjetorin e mbylljes së fabrikës së tekstilit.


Fabrika “Vitex”, një investim gjerman, ishte hapur përmes bashkëpunimit të biznesmenëve nga Vitia dhe atyre gjerman, me përkrahjen e Komunës dhe Qeverisë, duke punësuar fillimisht 150 veta por e cila u mbyllë ende pa i bërë një vit duke lënë në rrugë punëtorët.
Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kryetarit i takon përgjegjësia për dështimin e këtij investimi të cilin sipas tyre kryetari e përdori për vota e pushtet. Ata kanë thënë se me hapjen e kësaj kompanie vetëm sa janë mashtruar të gjithë qytetarët.
Pjesë e këtij aktiviteti, ka qenë edhe një ish-punëtore e fabrikës për rrobaqepësi, Leonora Rahimi, e cila ka treguar përvojën e saj në fabrikë ku tha se ka përjetuar tmerrin për 8 muaj sa ka punuar aty.

Ajo tha është paguar vetem 150 euro dhe të gjithë punëtorët janë keqtrajtuar nga mbikqyrësi i fabrikës që ishte një maqedonas. Rahimi tha se punëtorët nuk janë paguar për punën që kanë bërë edhe përtej orarit.
Në fund, ata kërkuan nga i pari i komunës që të krijojë kushte për investime dhe për zhvillim ekonomik e jo për dështime sic e kanë quajtur projektin fabrikës “Vitex”.
Ndryshe, fabrika në fjal ishte hapur në muajin korrik të vitit 2017 ku të pranishëm në përurim ishin investitori gjerman, Horst Wegner, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, si kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe Arban Abrashi, ish ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për fabrikën që u mbyll ishte thënë se shkak ishin mosmarrëveshjet mes investitorëve por që ata asnjëherë nuk u deklaruan.
Për dështimin e këtij investimi të huaj kanë heshtur edhe institucionet qendrore dhe ato komunale./PlusTv/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat