Dy mysafirët Haradinaj i ka njoftuar me progresin në sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Postimi i Haradinajt:

Prita në takim Drejtorin Rajonal për Europë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact.

Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja. Po ashtu, i njoftova për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

RH



Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat