Drejtori i shkollës së mesme Teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, Agron Istogu, është sul.muar fizikisht nga tre persona, dje në vendin e tij të punës. Ai ka pësuar lëndime trupore, ku më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Për sulmin është njoftuar edhe drejtori i drejtorisë komunale për arsim dhe policia. Sul.muesit ndodhen në arrati.

 

Agron Istogu u rr.ah dje nga tre persona që nuk janë nxënës të shkollës “Anton Çeta”. Në për leshje u përfshinë edhe mësimdhënës të cilët u kërc.ënuan me ar.më zja.rri nga sul.mesit.

Agron Istogu përmend dy arsye që kanë ndikuar që të sul.mohet fizikisht.

E përmend që sul.muesit janë ekstr emistë fetarë. Këtë e ndërlidh me faktin se respekton në përpikëri rregullat që mos te lejohen elemente fetare në veshjet dhe dukjet e nxënësve në shkollë.

Arsyeja e dytë, sipas tij, është që nuk i ka lënë nxënësit të pinë duhan brenda shkollës, e gjatë rra.hjes njëri nga sul.muesit i ka thënë se nuk ia ka lejuar vëllain të pijë duhan.

“Të tre personat kanë qenë me mjekra të gjata dhe pantolla të shkurtër dhe une dyshoj që këta persona më kanë sul.muar për arsye që unë e kam zbatuar strikt rregulloren dhe mjekrroshat nuk i kam lënë në shkollë, andaj mendoj që ky është motivi”, thotë Istogu.

Arsyeja tjetër që e përmend drejtori është duhani.

“I kemi nxan 10 nxënës që ja kemi tërheq vërejtjen për duhan. E dje, një su.lmes më tha ma ke rr.eh vllaun tem, po unë e di që se ka vlla hiç. Jau kam tërheq vërejtjen nxënësve që kan pi duhan. Problemi i tyre kan qenë mjekrat e jo duhani”, rrëfen më tej drejtori.

Drejtori Istogu, sul.muesit po i quan veha bista, sipas tij të njejtit e kanë rra.hur edhe Azem Deliun.

“Kam dëgju për ta, e kan rr.eh edhe shkrimtarin Azem Deliun, janë ekstr emista fetar.Këta nuk janë prindër të nxënësve janë ekstr emista fetar, se shkolla jonë nuk i lejon me shamia e me mjekra. Ne si kemi lan mu paraqit me mjekra, me këso ekst reme”, thotë ai.

Për këtë rast është informuar edhe drejtori i drejtorisë komunale për Arsim në Skenderaj, Bekim Latifi.

Sipas Latifit motivi i rr.ahjes është duhani.

“Motivi ska të bëjë me motive morale, ka të bëjë me motive të diciplinës dhe rregullës”, thotë ai.

“I ka gjetë nxënësit t’u pi duhan, duhani ndalohet. Drejtori ka vepru si duhet i ka nxjerr jashtë ju ka bërtit që s’ështe e lejume me pi duhanin. I kan than na e lejojna edhe në shtëpi me përdor duhanin, i kan than qeshtu”, thotë Latifi.

Latifi tha se sul.muesit i kanë kërc.ënuar me ar.më mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës.

“Rasti ka ndodh dje, është sul.mu drejtori në vendin e punës në shkollë, nga tre persona. Nuk janë nxënës të shkollës, kanë sul.mu pa paraljamërim në mënyrë të organizuar. Tani jon përfshi edhe mësimdhënësit, kanë kër.cënu me ar.më, kolektivin, nxnënësit, mësimdhënësit”, thaLatifi për Gazetën Express.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së shkollës. Me këto pamje po merret policia.

Rasti i rra.hjes së drejtorit të shkollës Teknike në Skenderaj është përmendur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Policia nuk njofton të jenë kapur sul.m.uesit, mirëpo rasti po hetohet si “su.lm ndaj personit zyrtar”.

“Skenderaj 24.05.2019-14:00. Vikt.ima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar e kanë sul.muar fizikisht duke i shkaktuar frakturë në gisht dhe e kanë kanosur me ar.më. Vi.ktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, tha policia.

Sipas Agron Istogut sul.muesit janë personat me inicialet, A.J, L.V dhe H.RR. Këto detaje ai i ka raportuar në polici./Gazeta Express/

 

Flash Lajme

Më të lexuarat