Bafti Haxhiu, 20 vjet përjetësi

Shefik SADIKU

U bënë 20 vjet që kur dëshmori i kombit,Bafti Haxhiu shkoi në përjetësi. Shpejt kaluan 20 vjet, do të kalojnë edhe shumë njëzetvjetsha hija e tij do të qëndrojë vertikalisht, kurrë pa u luhatur nga do që të fryejnë ernat.

Këtë privilegj e kanë vetëm ata që asnjë çmim nuk ia kanë vënë jetês së tyre. Prandaj jo rastësisht dhe jo pa të drejtë thuhet se nuk ka çmim në këtë botë që e peshon madhështinë e atij që flijohet për lirinë, e cila është alfa dhe omega për jetën e një populli.Bafti Haxhiu si dhe shumë djemë e burra të këtij trolli i shtruan vetes pyetjen: Cili është kuptimi i jetës në robëri? Dhe, doli përgjegjja e pyetjes se edhe nëse e gjithë pasuria e botës bëhet e jotja,ajo s’ka asnjë vlerë kur njeriu s’ka liri individuale, shoqêrore e kombëtare. Prandaj për lirinë më sublime, për lirinë kombëtare Baftiu dhe bashkëluftëtarët e tij, i vunë gjokset e tyre në mbrojtje të atdheut edhe me çmimin e jetës. Nga e mori Baftiu frymëzimin e atdhedashurise? Jo rastësisht njeriu obsesionohet për diçka. Prandaj atdhedashuria dhe liria e popullit që i takonte Baftiu, nuk ishte e pa një traditë . Tregimet dhe rrëfimet e gjeneratave pêr gjendjen e rëndë të popullit tonë në robêri, kishin mbjellë bindjen te Baftiu se kjo gjendje duhet ndryshuar. Historia familjare e kishte bindur se ndryshimi mund dhe duhet të ndodh. Prandaj kjo e kaluar familjare në një anë dhe në anë tjetër sakrificat e panumërta që bënte populli ynë pêr të arritur aty ku synin brazat, për Baftiun dhe dëshmorët tjerë ishin orë e mësimit të historisë. Duke u ndodhur para këtyre rrethanave kur populli po pêrballej me lubinë, Baftiu pa as më të voglën mëdyshje, nga mërgimi ku e kishte vendin e punës u kthye në atdhe për t’u rreshtuar në formacionet e UÇK-ë e cila kësaj here kishte marrë mbi vete misionin për çlirimin e vendit. Përcaktimi i Baftiut për t’u përballur me hordhitë pushtuese,nuk ishte akt i izoluar, por ishte gatishmëri e një burrit që këtë gatishmëri e pati sa traditë familjare, po aq edhe përcaktim jetësor për ta kryer obligimin ndaj atdheut dhe kombit që i takon. Prandaj nuk është thene rastësisht se atdheut nuk i shërbejnë të gjithë njësoj. Secili popullit të vet i jep atë që di dhe atë që mundet. Baftiu i dha atdheut atë që askush nuk mund të shkoje përtej saj.Urtia popullore thotë : “Shoku i mirë me shumë shokë”. Pati Baftiu shokë, sepse ata që kishin vendosur ta sakrifikonin jetën për liri, liria i kish bashkuar nëpër fronte. E dashti rasti që si duket duke qenë më i vjetri Baftiu nga bashkéfshatarët e tij, pêrceptohej sikur ai u printe duke qenë në ballë edhe për t’i ndihmuar edhe për t’i kursyer duke marrë detyra mbi supe të veta. Prandaj me Baftiun në ballë sikur plotësohej më mirë gatishmëria e Shabiut,e Jonuzit,e Kenanit, Selamiut e Mehmetit. Dihet ata që kishin marrë armët në dorë e dinin se edhe mund të bëheshin kurban të lirise siç u bë Baftiu me 26 maj te vitit 1999. Liria këkon kurban, liria kërkon flijime,sepse akti i dëshmorëve tregoi se vetëm çmimi i lirisë është më i shtrejtë se jeta.Sot në 20 vjetorin e shkuarjes së Baftiut në përjetësi, bashkēvendasit e tij e përjetësuan në shtatore pë t’i mbetur dëshmi brezave se liria për këtë popull e këtë vend u pagua shumë shtrenjtë. Të falëminderit për gjithçka bashkëfshatari im, bashkëmoshatari im dhe bashkëkombasi im Bafti Haxhiu. Vepra e jote i përket përjetësisë. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe respekti ynë për ty.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat