Nga Isa Myzyraj

HIV/Aids është virusi i cili shkakton sëmundjen e Sidës, një sëmundje kjo seksualisht e transmetueshme, e pashërueshme deri më sot, por e kurueshme.

Shoqata e personave që jetojnë me HIV/AIDS, në vendin tonë, duke u bazuar tek të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, ka publikuar shifrat e personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2019.

Në vitin 2019, sipas këtyre shifrave numri i rasteve të reja është rritur frishëm, ndërsa mbetet ndër më të lartët në rajon.

Sipas këtyre shifrave vetëm në 2019, në Shqipëri ka pasur 93 raste të reja të diagnostikuar me HIV/AIDS, nga këto 66 meshkuj, 27 femra.

Duke i kategorizuar sipas moshës, në vendin tonë gjatë 2019 janë diagnostikuar, 1 rast nën moshën 15 vjeҫ, 5 raste nga mosha 16 deri në 24 vjeҫ, ndërsa 87 janë të rritur.

Nga ana tjetër, në shkallë vendi, që nga diagnostikimi i parë me HIV/AIDS, në 1993, deri në 2019, ka pasur gjithjes, 1298 raste me këtë virus.

Nga këto, 934 meshkuj, dhe 364 femra.

45 fëmijë janë me këtë virus nën moshën 15 vjeҫ, 165 nga mosha 16 deri në moshën 24.
I kontaktuar nga Dardania.com mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi, ka deklaruar se vendi ynë nuk është në një emergjencë në lidhje me këtë virus.

“Nuk ka emergjencë. Ky term përdoret kur ka shpërthime apo rritje të menjëhershme dhe të papritur të numrave. Prevalenca e estimuar vazhdon të jetë e ulët sipas klasifikimit të OBSH mgjthëse kjo duhet të mbështetet në studime që duhet t’i bëjë ISHP.”-ka thënë Dr. Arjan Harxhi.

“Sidoqofte shifrat e rasteve të reja të diagnostikuara ҫdo vit tregojnë që Shqipëria ka numrin më të madh të tyre krahasuar me vende të tjera të rajonit”.-ka përfunduar Harxhi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat