Pesha e tepërt dhe përpjekja për t’u dobësuar, është një nga problemet më aktuale sot. Jo vetëm gratë duan të humbin peshë, por edhe burrat. Ju mund të keni provuar dieta, ushtrime dhe mënyra të ndryshme për të humbur peshë, por Dardania.com ju tregon disa gjëra që janë vetëm mite, asgjë më shumë.

1. Zgjidhni një dietë me pak karbohidrate, nëse doni të humbni peshë.

Sigurisht që do humbi peshë shumë shpejt, por nëse përdorni dietë me pak karbohidrate, do shëndosheni po aq shpejt sa do dobësoheni.

2. Mos hani yndyrë

Ushqimet pa yndyrë nuk do të thotë që gjithmonë janë me pak kalori. Mos e harroni këtë.

Credit: Freepik

3. Disa ushqime djegin yndyrën

Nuk ka asnjë ushqim që djeg yndyrën dhe që bën të humbësh peshë.

4.  Nëse hani pas orës 20:00,  do të fitoni peshë

Kjo nuk është e vërtetë, varet se çfarë hani pas orës 20:00. Nëse hani ushqime të pasura me yndyrë dhe karbohidrate, është normale, por nëse hani ushqime të lehta nuk do shëndosheni.

5. Pini ujë për t’u dobësuar

Uji është vërtet i dobishëm për trupin, por mos prisni të bëjë mrekulli me peshën tuaj.

Credit: Freepik

6. Çaji jeshil, humb peshën

Sigurisht që çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe është  i dobishëm. Por ju mos pini shumë, se do ju hapë probleme me gjumin.

7. Stërvitja të ndihmon të humbësh peshë

OK, është deri diku e drejtë, por jo vetëm duhet të stërviteni për t’u dobësuar. Ju duhet edhe të kujdeseni me dieta efikase.

8. Produktet natyrale për humbje peshe, nuk kanë efekte anësore

Siç e thamë dhe më sipër, ju duhet të tregoni kujdes çfarë hani, mos rendni pas produkteve të dobësimit.

9. Pini pije dietike, për të humbur peshë

Është e ulët në kalori, por e pasur me ëmbëlsues artificialë. Kujdes se mund t’ju sëmurin.

10. Ndërprisni kaloritë maksimale

Nëse ju e bëni këtë gjë, trupi juaj do krijojë dhjamë shumë shpejt.

Credit: Pixabay

11. Nëse keni fituar peshë, do e humbisni

Fitimi i peshës është gjithmonë më i lehtë sesa humbja. Kurrë mos e harroni.

12. Heqja e një ushqimi nga dieta, sjell përfitime të mëdha

S’është vetëm heqja e ushqimit, por ajo që ju duhet të bëni është të hani ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.

13. Të hash shpesh dhe pak, ndihmon në humbje peshe

Kjo nuk është e vërtetë, duhet të gjesh sasinë e ushqimit të shëndetshëm dhe që nuk ju shëndosh.

Credit: Pixabay

14. Shmangia e vakteve, për të hequr qafe kilet e tepërta.

Ky veprim mund t’ju çojë në mbi ngrënie.

15. Të bëhesh vegjetarian, do të thotë të humbësh peshë.

Nëse vendoni të bëheni vegjetarianë, kujdesuni që të planifikoni një ditë të shëndetshme, sepse mund të përfundoni keq./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All