Në të vërtetë kjo nuk është ndonjë temë për ta folur me mikeshat ndërsa pini kafe, por çdo herë disa gra vërejnë qime të errëta në mjekër. Por çfarë tregojnë në të vërtetë këto qime?

Qimet e tepërta në trupin e grave, quhen hirsutism.

“Hirsutism zakonisht shkaktohen nga një rritje në prodhimin e hormonit mashkullor të quajtur androgjen ose nga një ndjeshmëri e shtuar e lëkurës ndaj androgjenit.”,– shpjegon dermatologia Elizabeth May

Mund të ketë shumë arsye pse trupi juaj prodhon më shumë hormone mashkullore ose pse lëkura juaj befas bëhet më e ndjeshme.

  • Ju keni sindromën Cushing

Sindroma Cushing gjithashtu mund të shkaktojë rritje të qimeve. Nuk është një sindromë e zakonshme. 1 në 50,000 njerëz e kanë atë, por gratë kanë një shans shumë më të lartë sesa burrat. Sindroma Cushing është një gjendje hormonale që shkaktohet nga hormoni, kortizoli. Jo vetëm që mund të keni shumë qime, por mund të shtoni në peshë, ose mund t’ju mavijoset lëkura shpejt, ose keni muskuj e kocka jo shumë të forta.

  • Ju keni PCOS

Sindroma polikistike e vezores, kur formohen ciste në vezore. Në këtë rast ndodh që ovulacionin dhe menstruacionet të mos i keni gjithmonë. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, do të keni probleme edhe me ekuilibrin, informon Dardania.com

  • Pesha juaj luan një rol të rëndësishëm

A keni vënë re papritur qime në mjekër, apo keni filluar papritmas të humbni peshë? Sipas dermatologes, mund të ketë dy arsye për këtë. Të qenit mbipeshë prish ekuilibrin e hormoneve tuaja. Dhe janë këto hormone që ndikojnë në rritjen e qimeve. Jo vetëm mbipesha, por edhe ata njerëz që humbasin shumë peshë do ta kenë këtë problem.

  • Ju konsumoni ilaçe.

Shumica e ilaçeve nuk kanë efekt anësor të shtimit të qimeve, por sigurisht që ka përjashtime. Në veçanti, ilaçet e rënda mund të shkaktojnë këtë, të tilla si kimioterapia dhe ilaçe të caktuara për epilepsinë, shkruan Dardania.com

  • Ju po plakeni

Rritja e tepërt e qimeve mund të mos jetë një simptomë e lidhur me shëndetin, gjithashtu mund të ndodhë thjesht sepse ne po plakemi./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat