Jo të gjithë i zë gjumi sapo shtrihen për të fjetur. Ka shumë njerëz që mezi i zë gjumi kur shtrihen. Por sido që të jetë mungesa e gjumit është e dëmshme për shëndetin.

Ndër arsyet pse nuk ju zë gjumi është pozicioni i keq, ose sindroma e këmbëve të shqetësuara. Kjo sindromë lidhet me një ndjenjë të pakontrollueshme për të lëvizur pjesën e poshtme të këmbës.

Ju do të doni t’i kërcisni këmbët, një ndjenjë  e parezistueshme për t’i lëvizur ato, dhe ankoheni  se këmbët tuaja nuk janë në gjendje të qetësohen.

Shkaku i kësaj sindrome është i panjohur.

Një mjek i njohur ka dhënë një kurë të çuditshme për të shëruar sindromën e këmbëve të shqetësuara. Vendosni një sapun nën çarçaf, konkretisht sapun me livando. Livandoja do të ketë një efekt qetësues. Do ta shikoni që spazma dhe ngërçet do të zhduken avash-avash dhe këmbët do t’i keni më të qeta./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat